-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it në Kosovë: Duam të parandalojmë përshkallëzimet, kemi vendosur forca shtesë

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulash, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t’iu përgjigjur çdo lloje dhune të mundshme në Kosovë dhe se zgjidhja e problemeve duhet të bëhet me diplomaci duke i dhënë përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

“Mandati i KFOR-it është i qartë, të mbajë mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, për të gjithë njerëzit e saj. Pa marrë parasysh se nga vjen kërcënimi. Më lejoni t’u sigurojë se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide,” deklaroi ai në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

Komandanti tha se tensionet në rajon janë rritur, pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj.

“Si pasojë, NATO-ja ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese. Tani po mbajmë më shumë aktivitete. Kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë,” deklaroi numri një i KFOR-it në Kosovë.

“Pas 24 shtatorit tensionet janë rritur në rajon, pas incidentit të dhunshëm dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj të këtij viti. Për pasojë, NATO ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese,” theksoi komandanti.

“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast të kundërt jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë,” shtoi gjenerali Ulutas.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit