-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cili ishte sekreti që dinte Liridona? Eksperti flet te “5Pyetjet.al”: Kam një version timin

Kryesoret

Drejtësi për viktimat dhe dënime të larta për vrasësit dhe dhunuesit e grave u kërkua në një marshim, që u organizua sot në Prishtinë, kundër dhunës me bazë gjinore. Marshimi u thirr pas vrasjes tragjike së Liridona Murselit, ku u arrestua si i dyshuar si porositës bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë. Teksa kanë kaluar disa ditë nga krimi i rëndë, tashmë jemi më të kthjellët, por çfarë dimë deri tani, si analizohet ajo që ka ndodhur dhe si u zbulua?

Për të folur për këtë çështje “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me profesorin e kriminalistikës në Kosovë, Mensut Ademi. Doktori i shkencave penale i bëri një skanim të plotë ngjarjes, provave dhe zbulimit në kohë rekord nga policia. Eksperti i kriminalistikës nuk e përjashtoi mundësinë që ngjarja ka më shumë elementë të frikësimit sesa eliminimit, por do të jetë raporti përfundimtar që do të thotë fjalën e fundit.

Unë e kam një version timin. Ende nuk e kam raportin e forenzikës. Kryerja (vrasja) më shumë i ka elementët e frikësimit sesa eliminimit. Unë e them si version. Por versioni mund të plotësohet kur të kemi raportin e forenzikës dhe mjekësisë ligjore. Vetë pozicionimi, marrja e plumbit, pjesa e marrjes së plumbit, predha, hapja dhe mbyllja e dritares, ose nëse ka pasur konflikt e shpjegojnë veprën penale cili ka qenë saktë motivi, frikësues apo… Sepse organizimi i vrasjes është shumë i dobët, më shumë ka elementë frikësimi sesa eliminimi” tha ai.

Me zotin Ademi folëm edhe për hartën e kriminalitetit në Ballkan dhe Shqipëri, vrasësit me pagesë, që sipas tij janë mbi 40 shqiptarë në rajon dhe deri tek ekzekutimi i Ahmet Krasniqit me 21 shtator 1998 në Tiranë. Intervistën e plotë do ta ndiqni në ditët në vazhdim. Qëndroni me “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit