-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tymuese dhe kapsolla! Rama miraton buxhetin për 7 minuta pa diskutime

Kryesoret

Nuk ka qetësi në Parlament. Shumica socialiste miratoi me 74 vota pro dhe 4 kundër buxhetin dhe paketën fiskale nen për nen pa diskutime për shkak të kaosit që shkaktoi opozita, ashtu sikur ka ndodhur në seancat e kaluara. Gjashtë deputetë të PD-së, mes tyre Sali Berisha dhe Gazment Bardhi nuk ishin në seancë për shkak se janë përjashtuar me 10 ditë.

Drejtimin e kaosit e mori në dorë Ervin Salianji me mbledhjen e karrigeve duke hipur mbi tavolinë. Më pas nisi seanca. U fut kryeministri Edi Rama. Situata u tensionua edhe më shumë. Opozitarët ndezën tymueset dhe kapsollat, shashkat që arritën të fusin brenda.

Megjithatë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk u tërhoq duke deklaruar se “nuk do të lejojmë që të merrni peng Kuvendin” duke miratuar rendin e ditës brenda 7 minutave. Nga seanca u përjashtua deputeti Asllan Dogjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit