6 shqiptarë kanë rënë në pranga pasi policia Britanike zbuloi një fermë kanabisi të hënën.
Mediat britanike bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.
Zbulimi i fermës u bë ditën e hënë në një godinë të braktisur ku u gjetën bimë narkotike me vlerën e 448,050 paund.
Ditën e sotme 6 shqiptarët dolën para gjykatës ku morën masën e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë aty deri në seancën e rradhës më 5 janar.