Ish-kryeminstri Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në aktivitetin përkujtimor të Partisë Demokratike për përkujtimin e 8 dhjetorit, “Ditës së Rinisë”.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se, në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrë më parë. Berisha shtoi më tej se, Edi Rama zhbëri një nga një arritjet e 8 dhjetorit. Rilindja që ai krijoi, u shpreh, ishte hakmarrje ndaj demokracisë në emër të etërve të tij.
Berisha bëri me dije se ky 8 dhjetor është një rikujtim për të gjithë shqiptarët se duhet të përmbysin diktaturën e re.
Duke iu referuar kongresit të PS që mbahet po këtë të premte, Berisha tha se “Edi Rama mblidhet sot se mendon se na impresionon, mblidhet me 8 dhjetor, mblidhet në mendësinë e të atit të tij dhe dajës së tij xhelat”.