Gjatë ditëve të fundit imazhet e drejtpërdrejta nga Gaza që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë bërë tërhequr mjaftë vëmendje.
Në pamjet e postuara duket ushtria izraelite e cila detyron të burgosurit e tyre të zhvishen nga të brendshmet , të gjunjëzohen në rrugë me sytë e lidhur madje të futen dhe në shtratin e një makine ushtarake.
Rrethanat se kurë kanë ndodhur apo datat e sakta të këtyre veprimtarive janë ende të paqarta por disa prej pengjeve janë identifikuar nga kolegët apo familjarët e tyre.
Të paktën disa nga burrat janë civilë pa asnjë lidhje të njohur me grupet militante, raporton CNN sipas një bisede me një nga të afërmit e tyre gjithashtu me një nga punëdhënësit e një prej pengjeve.
Monitoruesi Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut postoi një imazh të një të arrestuari dhe tha në një deklaratë në faqen e saj të enjten se “ushtria izraelite arrestoi dhe abuzoi rëndë dhjetëra civilë palestinezë”.
“Euro-Med Monitor mori raporte se forcat izraelite nisën fushata arrestimi të rastësishme dhe arbitrare kundër njerëzve të zhvendosur, duke përfshirë mjekë, akademikë, gazetarë dhe burra të moshuar”, thuhet në deklaratë.
CNN raporton gjithashtu se forcat e Mbrojtjes Izraelite nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre për koment mbi imazhet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër mediat izraelite, pa treguar asnjë burim, i kanë protretizuar pamjet si një dorëzim të anëtarëve të Hamasit.
Në një deklaratë të enjten, Al-Araby Al-Jadeed pronari I “The New Arab” tha se një nga korrespondentët e tij dhe disa anëtarë të familjes së tij ishin në mesin e të arrestuarve si pjesë e incidentit të paraqitur në imazhet.
“Sot, të enjten, ushtria okupatore izraelite arrestoi gazetarin dhe drejtorin e zyrës “The New Arab” në Gaza, kolegen tonë Diaa Al-Kahlot, nga Rruga e Marketit në Beit Lahia, së bashku me një grup vëllezërish, të afërmsh dhe të afërmsh të tij dhe civilë të tjerë”, shkroi Al-Araby Al-Jadeed.
“Okupimi qëllimisht i detyroi banorët e Gazës të hiqnin rrobat e tyre, i kontrolluan dhe i poshtëruan kur u arrestuan përpara se t’i çonin në një destinacion të panjohur, sipas asaj që na thanë njerëzit atje. Fotot dhe videoklipet e përhapura tregojnë ushtarët që arrestojnë dhjetëra Gazanë duke përdorur metoda kriminale dhe poshtëruese” vazhdoi ai.