-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastrimi/ Balla: Për 20 javë 320 policë të arrestuar dhe proceduar

Kryesoret

Në kongresin e Partisë Socialiste, ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar numri i vrasjeve është ulur, janë parandaluar ngjarje kriminale dhe se janë arrestuar dhe proceduar 320 efektivë policie në 20 javët e fundit.

Ky është vetëm fillimi i revanshit. Hetimet me SPAK dhe prokuroritë e tjerë po çmontojnë grupet e përfshira në vrasje apo trafiqe ndërkombëtare. Edhe hetimi i 21 janarit është një detyrë prioritare për drejtësinë.

Ka një rënie drastike të vrasjeve kriminale, 32 këtë vit, krahasuar me 2022-shin që u mbyll me 42. Kemi parandaluar 45 ngjarje kriminale. Kam kërkuar reagim të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore.

Duhet të vendoset një standard të ri kundër kujtdo që guxon që të ngrejë dorë kundër shtetit. Ne kemi bërë të mundur që 92 punonjës policie do të futen brenda shtëpive të reja brenda vitit të ri.

Vetëpastrimi do të largojë nga trupa e policisë nga elementët e dëmshëm. Kjo do të kryhet në një hetim të plotë me SPAK dhe SHISH për të garantuar pastrimin e policisë. Në këto 20 javë janë 320 policë të arrestuar dhe proceduar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit