Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë 40 ditë paraburgim për Gëzim Çelën, teksa Shqipëria ka bërë gati letrat për ta ekstraduar.
Ky i fundit, i njohur ndryshe si baroni i dogës në Fushë Kuqe, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare u arrestua mbrëmjen e djeshme në Kosovë.
Çela arriti të arratisej në në 9 tetor të këtij viti, në kohën kur u bë arrestimi i mikut të tij Dritan Metaj, i cili mbante pozicionin e shefit të Komisariatit të Kurbinit.
Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë është arrestuar në Kosovë.