Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm do të emërohet Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit. Ky vendim u bë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të premten, pas mbledhjes së kryesisë qendrore të kësaj partie.
Nga BDI-ja deklaruan se me këtë do të realizohet premtimi i saj për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike, praktikë qysh prej vitit 2016, ndërsa ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Për të folur për këtë temë, se si përzgjodh emri i Talat Xhaferit si kandidat për kryeministër nga BDI-ja, “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me zotin Bedri Islami, analist, njohës i mirë i zhvillimeve dhe mbi të gjitha kryetar i Këshillit të të Urtëve të BDI-së.
Më poshtë pjesa e bisedës me zotin Bedri Islami për zgjedhjen e Talat Xhaferit, intervista e plotë për objektivat e BDI-së, synimi për Presidentin e Maqedonisë, situatën në Kosovë dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon do të publikohet në vazhdim.