Detaje të reja zbardhen në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prush të Tiranës, ku disa persona tentuan të grabisnin një banesë.
Mësohet se gjatë momentit që kanë hyrë në banesë grabitësit, brenda kanë qenë dy të moshuar. Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia.
“Ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit të grabitjes. Ende nuk dihet se çfarë kanë grabitur për shkak të shokut që kanë kaluar dy të moshuarit.
Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë.