Juventus dhe Napoli hapën javën e 15-të të ligës italiane të futbollit të enjten mbrëma.
Sfida e luajtur në “Juventus Stadium” vinte me një rëndësi të madhe për të dyja ekipet, nga njëra palë synohej kreu i renditjes dhe nga ana tjetër rikthimi tek fitoret.
Sfida nisi menjëherë me një vrull të lartë nga të dyja ekipet, Politano në fillim për pak sa nuk gjeti golin e avantazhit për Napolin, me goditjen e tij që “puthi” shtyllën e jashtme.
Pak minuta më vonë Vlahoviç shpërdoroj një mundësi të mirë për gol i bllokuar nga Natan në momentin e goditjes.
Mundësia më e pastër për shënim ishte padyshim ajo e Kvaratskhelias, i cili i vetëm përball portierit bëri më të vështirën, dërgoi topin mbi traversë.
Allegri është padyshim një specialist i “corto muso”, të njëjtën gjë bën dhe Juventusi i tij, Gatti përfitoj nga një krosim mirë i Cambiassos dhe gjeti golin e avantazhit.
Prej këtij momenti Juventus humbi interesimin për topin, me plot 11 lojtarë që “blinduan” linjën mbrojtëse për më shumë se 30 minuta.
Napoli kërkoi golin e barazimit por në fund gjithçka përfundoi 1-0 në favor të Juventusit.
Bardhezinjët marin kreun e renditjes me 36 pik dhe presin një hap fals të Interit.
Ndërsa Napoli vazhdon zhytjen në renditje me humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe plot 12 pik larg kreut.