-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njësia Speciale në protestë sot para Qeverisë

Kryesoret

Njësiti Special Intervenues dhe Sindikata e Policisë së Kosovës do të mbajnë sot protestën e dytë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.

Kërkesat e tyre do të bëhen të ditura gjatë protestës, siç ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona. Në protestë do marrin pjesë së bashku me këshillin drejtues të sindikatës”, ka bërë të ditur Zeqiri.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësia më elitare e Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Propozimi i Qeverisë së Kosovës është që shtesat për NJSi-në të jenë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit