Shoferi 67-vjeçar i cili u bë shkak i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin Librazhd-Elbasan, ku mbetën të plagosur 6 persona, është vënë në pranga.
Me makinën që drejtonte 67-vjeçari V.Ç., ka përplasur një tjetër makinë me drejtues një 39-vjeçar nga Librazhdi.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur vetë 67-vjeçari dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të. E plagosur ka përfunduar edhe një 11-vjeçare e cila udhëtonte në automjetin e 39-vjeçarit, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sot policia ka njoftuar se shoferi shkaktar i këtij aksidenti është prangosur nga uniformat blu.
Aksidenti i rëndë, 6 të plagosur mes tyre dhe një 11-vjeçare