Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Drejtuesi i automjetit me iniciale V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues qytetarin A. A., 39 vjeç.
Nga ky aksident është lënduar 67-vjeçari si dhe 4 pasagjerët që udhëtonin me të.
Gjithashtu ka mbetur e lënduar një 11-vjeçare e cila udhëtonte me drejtuesin me iniciale A.A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.