Një persona nga Bangladeshi është prangosur nga policia në Gjirokastër pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht 4 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Siç raporton policia, 38-vjeçari është identifikuar me inicialet M.T, banues në Kamëz dhe një natë më parë ka strehuar emigrantët në një hotel në Tiranë.
Uniformat blu raportojnë gjithashtu se kanë sekuestruar gjithashtu 1 celular dhe 200 euro.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:
M.T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.
Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.