-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap mes dy vajzave/ Kush është emri i dytë që u fsheh baroni Gëzim Çela?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Gëzim Çelës në Kosovë. Prangosja e 55-vjeçarit u finalizua në Ferizaj në momentin kur ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Nga kontrollet e ushtruara atij iu gjetën karta identiteti si shtetas i Kosovës. Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari.

55-vjeçari nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i konsideruar si “Baroni i drogës” prej vitesh rezulton i shumëkërkuar për drejtësinë shqiptare e jo vetëm. Ish-punonjësi i forcave speciale ka nisur aktivitetin e tij kriminal që në vitin 1998 në Itali, vend ky ku ka dhe një dënim në mungesë prej 20 vitesh.

Gëzim Çela u shpall sërish në kërkim si organizator i grupit tashmë të goditur nga policia në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar gjatë operacionit të finalizuar në Tetor të këtij viti të koduar “Flakë në det”. Ky operacion parandaloi një tentativë të shkëmbimit të lëndëve narkotike në det të hapur ku mes të arrestuarve kishe punonjës dhe ish-punonjës policie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit