Tirana barazoi 2-2 me Laçin në udhëtim për javën e 16-të të Superligës. Edhe pse kryesonin 0-2 në pjesën e parë, kurbinasit ia dolën të barazonin bardheblutë. Për këtë luhatje, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj tha pas ndeshjes se ndikoi euforia e një pjesë të parë perfekte.
“Në pjesën e parë kishim një ndeshje perfekte, mund ta kishim trefishuar rezultatin. Euforia është shumë e rrezikshme, futbolli të ndëshkon. Skuadra duhet të ushtronte presion më lart në pjesën e dytë, por u tërhoqën për shkak të euforisë së pjesës së parë, të një ndeshje perfekte.
I lamë shumë terren Laçit, nuk duhej lejuar. U ul shumë agresiviteti dhe lufta, duhej ta mbanim kundërshtarin larg portës tonë. Ne çdo ditë punojmë për të arritur në vendet e para, të shkoj sa më larg, nuk ka kaluar as gjysma e garës. Sic kemi ne luhatje, do të kenë edhe të tjerët” tha Ahmataj për MCN.