-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari goditet me thikë 17-vjeçarin

Kryesoret

Një sherr mes dy adoleshenteve ka ndodhur në Lushnje, ku mësohet se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar.

Mësohet se 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve

Lidhur me ngjarjen është bërë e mundur kapja e 15-vjeçarit, i cili u largua nga vendngjarja.

“Goditi me mjet prerës një shtetas 17 vjeç, kapet dhe shoqërohet në Polici, 15-vjeçari.

Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit