-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitja e dështuar në Tiranë, zbardhen detaje të reja

Kryesoret

Detaje të reja na paraqiten nga vjedhja në Tiranë, sipas informacioneve ndërtesa është një nga më të kushtueshmet në zonë. Kanë qenë 5 persona të cilët ishin veshur me jelekë policie dhe sapo hynë filluan kanosjen. Kjo ishte një mënyrë efikase maskimi pasi ndërtesa ishte e gjithë me kamera.

Grabitësit kanë gjetur edhe një orë që i shkon përshtat veprimeve policore, për të shmangur të gjitha dyshimet e personave që mund të ishin në shtëpi në momentin e mësymjes.

Kur efektivët janë futur në pjesën e brendshme të banesës autorët, pra 4 nga grabitësit, kanë hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 3 prej tyre, sipas të gjithë skemës së ngritur nga policia janë larguar në zonën e pyllëzuar pranë banesës duke u fshehur. Tjetri është afruar pranë makinës që i priste disa metra më tutje.

Policia dyshon se grabitësit janë të njëjtët që kanë grabitur argjendarinë në Kamëz.

Mësohet se përgjatë së djeshmes janë shoqëruar shumë persona, të gjithë me të shkuar problematike, por nuk është bërë e mundur të sigurohet asnjë e dhënë që zbulon autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit