-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës/ Hazizaj: SPAK i organizuar, korrupsioni në qeveri

Kryesoret

Sot dolën në Gjykatën e Posaçme të arrestuarit dhe zyrtarë e ish-zyrtarë që janë lënë në arrest shtëpie për dosjen e inceneratorit të Tiranës me drejtorin e bashkisë së kryeqytetit Taulant Tushe në krye.

I ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” konstitucionalisti Sokol Haziaj tha se këtë herë SPAK-u, ndryshe nga dy dosjet e inceneratorëve të tjerë, ka qenë më i organizuar. Ai kërkoi ndryshimin e ligjit për koncesionet. Sipas tij, oferta e pakërkuar është korrupsion i kamufluar.

Ka një ligj për koncesionet, aty ka një term, propozim i pa kërkuar. Ka një ligj që quhet i nëpunësit civil, që kryen punimet administrata. Ka një ligj tjetër që quhet kodi penal.

Propozimi i pa kërkuar ka ardhur si model në mazhorancën e kaluar, që justifikon cdo projekt të një investitori dhe miratimin e tij nga qeveria dhe prokuroria dhe gjykata për herë të parë në tre hetime ka renditur në mënyrë kronologjike faktet sipas asaj që përbën vepër penale.

Sa i përket dyshimeve mbi këta individë janë dyshime për kryerjen e veprës penale, korrupsioni aktiv për këta funksionarë, korrupsioni pasiv për këta subjekte dhe vepra penale e mashtrimit.

Sot prokuroria ka qenë më e organizuar në veprimin dhe hetimin e saj. Por çfarë do të ndodhë me këtë vepër? Përvoja jonë deri tani për objektet e sekuestruara është që nuk është vepruar në mënyrë korrekte.

A do të dëmshpërblehet? Politika po ecën në të kundërt. Propozimi i pa kërkuar është një shprehje e kamufluar e të bërit korrupsion.

Për administratën dua të them, nëse kryejnë një veprim janë të larguar nga puna, por nëse e kryejnë janë të penalizuar. Duhet të ndryshojë ligji për koncesionet dhe nëpunësit civilë dhe prokurimet publike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit