Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka shkruajtur në Facebook se tani “është koha për të çuar para integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”
Ai gjithashtu bëri me dije se të dielën se edhe anëtarët të Bundestagut gjerman i ka informuar për dialogun dhe hapat e ardhshme, derisa ka theksuar se u është mirënjohës “për mbështetjen e fortë”.
“Është koha për të shfrytëzuar mundësinë për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Të premten u takova me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill. Është gjithmonë e dobishme të krahasoni shënimet dhe të planifikoni hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së e BE-së në dialog”, ka thënë Lajçak.
Ndërsa, nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, i dërguari i BE-së e quajti lajm të mirë “në rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.