Avokati Tomë Gashi i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” zbardhi detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Ai tha se Naim Murseli në momentin e krimit, kur mori fëmijët dhe i nxori nga makina, fëmijëve u ka folur në suedisht.
“Me fëmijët thuhet se ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe fëmijët as që e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre. Kur kanë komunikuar me autoritetet, fëmijët kanë menduar se nëna e tyre ka mbetur në makinë. Vrasësi i është afruar dhe lehtësisht e ka goditur. Nuk dihet nëse ka ndodhur edhe grabitja e simuluar.
Ishte fare e lehtë për ta zbuluar se vrasja ishte e porositur. Më pas kemi pasur varrimin që ka qenë shumë i dhimbshëm. Më pas është arrestuar Naimi. Familja e Liridonës ka kërkuar dhe ka marrë leje që të bëhet zhvarrimi dhe varrimi në fshatin e saj. Kanë qenë situata tepër të rënda” tha ai.
Po Behgjet Pacolli përse u acarua? “Mendoj se ka pasur persona të papërgjegjshëm në Kosovë dhe Shqipëri, që kanë aluduar. Reagimi i tij ka ardhur jo vetëm sot, por edhe nga persona që kanë punuar me atë. Ai ka deklaruar atë që ka deklaruar secili. Duket se është bërë edhe ai shënjestër.
Flitet që persona më përpara kanë kërkuar 100 mijë Euro Pacollit përmes Murselit për të mos publikuar informacione. Ka persona që e shfrytëzojnë këtë situatë për të bërë aludime shqetësuese. Përvec familjarëve ata që do ta mësojnë më keq janë fëmijët”.
A mendon se do të ketë vetëgjyqësi? “Nuk besoj dhe nuk do të ketë. Familja e Liridonës është deklaruar publikisht. Këtë situatë ia lënë gjyqësorit. Ne jemi në pozitë që të presim drejtësi, jo vetëm familjarët e Liridonës. Na ka rënduar shumë” tha ai.
Avokati Gashi te “5Pyetjet”: Arsyeja e vrasjes së Liridonës nuk do të zbulohet kurrë