Pas disa kohësh mungesë, Edi Rama shkoi vetë sot në mbledhjen e grupit. Shkoi për të shprehur pakënaqësinë ndaj të tijëve. Nuk e kurseu “dushin e ftohtë” për deputetët. U ka kërkuar të tijve që të jenë më aktivë në komisione dhe terren.
Sipas burimeve mediatike, Edi Rama i paralajmëruar se nëse nuk angazhohen, përfshirë këtu të jenë prezentë në komisione dhe parlament, mund t’i çojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura u diskutua për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.
Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.
Rama mbledh deputetët, në 14 Dhjetor miratohet pakti me Italinë