-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rindërtimi përtej 2024, ku po shkojnë 115 milionë eurot?

Kryesoret

Programi i rindërtimit parashikohet të shkojë përtej vitit 2024. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një përgjigje zyrtare për “Monitor”, pohoi se vlera prej 7 miliardë lekësh që është parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme për të mbyllur financiarisht nevojat e projekteve që janë ende në vijim.

“Referuar projekteve të investimeve në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilat janë vijimësi, fondeve të miratuara dhe fondeve të akorduara deri më tani, nevojat për fonde për mbylljen financiarisht të këtyre projekteve, shkojnë përtej fondit të rindërtimit, prej 7 miliardë lekësh, të parashikuar për t’u miratuar për vitin 2024” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pak javë më parë, me një akt normativ, qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2023, duke rialokuar për programin e rindërtimit edhe 12 miliardë lekë të tjera të cilat duket se kanë shkuar thuajse tek të gjithë njësitë vendore të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për projekte të miratuara më herët në vite, por të pafinancuara.

“Referuar nenit 7 të ligjit nr. 84, datë 24.11.2022 “ Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, fondi i rindërtimit, i miratuar për vitin 2023, është përdorur për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme.

Kanë përfituar nga fondi i rindërtimit, i miratuar për vitin 2023, të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat janë prekur nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datë 26.11.2019, konkretisht bashkitë Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Durrës, Krujë, Shijak, Lezhë, Kurbin, Mirditë, si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Ministria e Brendshme, në cilësinë e njësisë zbatuese” nënvizon MIE (Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit