Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë mbështetjen për kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.
Së fundmi SPAK lëshoi urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës.
Winser ka shprehur gjatë intervistës te Panorama se Shqipëria ka mbështetjen për Reformën në Drejtësi.
“Mendoj se SPAK-ut i takon një meritë shumë e madhe për përpjekjet e tij. Provat janë te rezultatet. Po shohim më shumë dënime, më shumë sekuestrime, më shumë konfiskime, më shumë hetime dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit, çka do të thotë se SPAK po zhvillon reputacionin si organ serioz, i besueshëm ligjzbatimi me të cilin vendet e tjera mund të hyjnë në partneritet për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Partnerët amerikanë dhe të tjerë ndërkombëtarë po rrisin bashkëpunimin me Shqipërinë si rezultat i kësaj. Kur njerëzit që kryejnë korrupsion si dhe figurat e krimit të organizuar hetohen, ngrihet padi kundër tyre, arrestohen, dënohen – këto tregojnë se ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit. Po ashtu, u dërgohet një mesazh edhe aktorëve të tjerë të korruptuar”, tha Winser”
/Panorama