Ditën e sotme po zhvillohet online mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila është hasur me një incident këtë herë nga deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
Ai ishte në cilësinë e relatorit të projekt ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë, por e kapi e qeshura dhe nuk mundi as ta prezantonte.
E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën, derisa doli nga mbledhja online.
Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Gjermanisë” u bë nga Denisi Deliu i cili e justifikoi me ‘defekt teknik’ largimin e Jurgis Çyrbes nga zoom.