-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy investimet më të financuara të këtij viti, tuneli i Llogarasë dhe armatimet

Kryesoret

Tuneli i Llogorasë ka qenë objekti më i financuar gjatë këtij viti, ashtu si edhe vitin e kaluar ndër të gjitha projektet e tjera të investimeve që ka ndërmarrë qeveria.

Të dhëna të detajuara të Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në shtator 2023, për ndërtimin e tunelit të Llogorasë u çelen 6,7 miliardë lekë, shumë kjo sa 15% e fondeve të çelura të investimeve në 9-mujor.

Nisur nga fondet e disbursuara, duket se punimet në tunel kanë ecur më shpejt se programi, pasi në qershor ishte ezauruar 94% e planifikimit vjetor për këtë objekt. Në total, ecuria e investimeve publike ka qenë e dobët në 9-mujor, pasi është realizuar vetëm 35% e planit vjetor.

Pas tunelit të Llogorasë, financimet më të mëdha në lëmin e investimeve në 9-mujor janë bërë për blerjen e armatimeve të lehta dhe municioneve, me një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, ose rreth 21 milionë eurosh.

Projekti i tretë më i financuar këtë vit është ndërtimi i banesave individuale me një vlerë prej 1,4 miliardë lekë në 9-mujor, teksa projekti i katërt më i financuar ishte Rruga e Arbrit, me vlerë prej 1 miliard lekësh deri fund të shtatorit, teksa financimi vjetor për këtë aks që u ndërtuara me koncesion PPP është 2,8 miliardë lekë.

Projekti i pestë më i financuar ishin programet e furnizimit me ujë, të zhvilluara nga Fondi i Zhvillimit me 833 milionë lekë, ose rreth 8 milionë euro./ Lexo ketu lajmin e plote

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit