-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: DEA fokus luftës kundër drogës

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në vendin tonë David Wisner. Balla shpreh mirënjohjen për DEA-n amerikane dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës për arrestimin e ‘baronit të kokainë’ Gëzim Çela pak ditë më parë.

“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve.

Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë” shkruan Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit