Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit aktual të buxhetit afatgjatë të Bashkimit Europian për periudhën 2028–2034, duke e cilësuar atë të papërballueshëm dhe të paekuilibruar në formën e paraqitur nga Komisioni Europian.
Qëndrimi i Gjermanisë, si kontribuuesja më e madhe neto në buxhetin e BE-së, është mbështetur edhe nga Holanda.
“Ajo që është propozuar deri tani nuk është e realizueshme. Nuk mund të përballohet në këtë formë. Megjithatë, ne kemi nevojë që negociatat për buxhetin të ecin përpara me më shumë ritëm dhe qartësi. Synimi ynë duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje brenda këtij viti, por kjo kërkon ndryshime thelbësore në propozimin aktual dhe një qasje më të balancuar mes vendeve anëtare”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz.









