-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamo rikthen yjet për Final 4/ Teikseira, Qefalia dhe Teqja gati për sfidën ndaj Elbasanit

Kryesoret

Dinamo po vijon përgatitjet për sfidën e së dielës ndaj Elbasanit në garën për “Final 4”, me synimin për një tjetër fitore që do të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion, duke pritur edhe rezultatin e Egnatias ndaj Vllaznisë.

Trajneri Daja ka lajme të mira nga kampi blu, me rikuperimin e Andre Teikseira dhe Klevi Qefalisë, të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Teikseira mungoi për rreth një muaj, duke humbur finalen e Kupës dhe javët e fundit të kampionatit, ndërsa Qefalia ka pasur shqetësime në mesfushë.

Ndërsa portieri Aldo Teqja rikthehet pas mungesës, duke u stërvitur normalisht dhe duke e shtuar konkurrencën për portën. Megjithatë, gjendja e tij do të vlerësohet ditët në vijim për të vendosur nëse do të startojë nga stoli apo do të aktivizohet në ndeshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit