-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, qeveria: Hyjmë në fazën e re të negociatave

Kryesoret

Shqipëria është gati të bëjë një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me Konferencën e 8-të Ndërqeveritare që do të mbahet më 26 maj në Bruksel. Ky takim, i miratuar këtë të premte nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (COREPER), shënon përparimin e vendit në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme dhe afrimin e kapitujve kyç të negociatave për drejtësinë dhe sigurinë.

Qeveria thekson se vendimi konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, vlerësohet avancimi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e medias, të drejtën e pronës dhe respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Siç deklaron qeveria:

“Vendimi i sotëm rikonfirmon mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerëson angazhimin e institucioneve shqiptare në zbatimin e reformave transformuese, për forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit