Të hënën, 18 dhjetor ora 12:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit të Sali Berishës. Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.
Por a do të shkojë Berisha që të përballet me prokurorët e SPAK-ut në këtë mbledhje në Kryesinë e Kuvendit? I pyetur nga gazetarët, ish-kryeministri deklaroi se ende nuk e ka vendosur.
“Nuk është marrë një vendim, duhet të takoj avoketërit që të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin si do të veproj në ditën e hënë në mbledhje. Atë që kemi vendosur si grup, ne vazhdojmë mosbindjen civile” tha ai.
Nuk i kurseu edhe njëherë akuzat për SPAK-un. “Nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, por përligjjen e aktit të tyre anti-kushtetues.
Në vend që të kërkonin me një vetë qortim të gabimin që bënë, por kërkojnë rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën.
Dallimi është shumë i madh. Kjo dëshmon se ata janë një, shprehja tipike e partisë shtet. Të gjitha në dorë të kryeministrit”.
Për aleatin Ilir Meta, tha se nuk ka asnjë ftohje në aksionin opozitar mes tyre. “Nuk ka asnjë ftohje, por jemi në sintoni me të dhe parti të tjera të opozitës” tha Berisha.
“E kam nga Berisha”! Saliu i përgjigjet Kokës: Jo Lefter, rri aty dhe pusho- LIVE