Ish-deputeti i Kosovës, Veton Berisha ka reaguar pas lajmit se babai i tij Shaban Berisha është arrestuar pasi sëbashku me një person tjetër akuzohen për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shaban Berisha dhe personi tjetër i akuzuar janë arrestuar ditën e sotme nga Policia.
Lidhur me këtë ngjarje i kontaktuar nga mediat në Kosovë, ish-deputeti Veton Berisha është shprehur se ai është njoftuar nga fqinjët dhe se nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur.
“Jam duke ardhë rrugës, për qatë rastin që po flitet. Nuk kam qasje kontakt te baba hala, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbrëmë jam kthy, mbrëmë kam fol me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha për Sinjalin.
Kujtojmë që një 23-vjeçare e cila vuan nga sëmundjet e shëndeti mendor dyshohet se është përdhunuar në Pejë, pas ekzaminimeve të bëra në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
E reja ishte denoncuar e zhdukur para pak ditësh në Policinë e Shqipërisë.
Mediat në Prishtinë: Babai i ish-deputetit abuzoi me vajzën nga Shqipëria