-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar përjetë, SPAK kërkon pasurinë e Rrajës, mes tyre “Audi” luksoz i Kejvinës

Kryesoret

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së Redjan Rrajës. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019. Mes pronave që kërkohet konfiskim është edhe një makinë luksoze e Kejvina Kthjellës.

38-vjeçari akuzohet si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit.

Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u vra ish-polici Andi Maloku, i cili ishte shofer i prokurorit. Si provë kundër Rrajës, SPAK deklaroi ADN-në e përftuar nga një gjurmë papilare, të lënë në syzet e harruara pikërisht në mjetin e braktisur nga vrasësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit