Ilir Beqaj u paraqit dje në SPAK rreth orës 9 të mëngjesit ku është marrë në pyetje mbi koncesionin e sterilizimit.
Pas rreth 9 orësh që ai ka qëndruar brenda godinës, ish-kreu i dikasterit të Shëndetësisë ka dalë nga SPAK duke deklaruar se ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin.
Ai shtoi se ka sugjeruar veprime hetimore shtesë mbi një raport auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ish-ministri theksoi se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.
Beqaj është me masë sigurie “detyrim paraqitje”, në lidhje me këtë koncesion nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” .