Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një 23-vjeçare nga Shqipëria e cila vuan edhe nga problemet mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona. “Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23-vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Telegrafi mëson se të arrestuarit janë Sh.B dhe I.G. Njëri nga të arrestuarit është edhe babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës. Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një makinë. Telegrafi ka provuar të kontaktoi me ish-deputetin, por nuk është përgjigjur.
Ngjarja e rëndë për 23-vjeçaren dyshohet të ketë ndodhur në një motel në qytetin e Pejës. Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme.