-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis veto! Eksperti te “5Pyetjet.al”: Jo Beleri! Kjo është dosja e nxehtë me Greqinë

Kryesoret

Sot në Bruksel po zhvillohet samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Më pas do të mblidhen liderët e BE-së për të vendosur për hapjen e kapitujve të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Por BE sipas informacioneve mediatike nuk do të vendosë datë për hapjen e kapitujve për Shqipërinë. Duket se Greqia ia ka dalë ta bllokojë këtë proces siç e kishte paralajmëruar më herët për dosjen Beleri.

I ftuar në “5Pyetjet.al” Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare deklaroi se Athina nuk e “ha” presionin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të hapur rrugën, por theksoi se mes dy vendeve do të ketë një tjetër problem të madh. Sipas tij është çështja e pronave të minoritarëve grekë në Himarë.

Ky është një lajm i keq. Raporti paraprak ishte që Shqipëria ishte gati për hapjen e negociatave, por nga Greqia kjo pritej. Në 30 vitet e fundit ka bërë të njëjtën gjë për Maqedoninë dhe pavarësisht presionit, i qëndroi objektivave pavarësisht presionit që mund të këtë nga vendet e tjera.

Greqia ka treguar se nuk i “ha” presionet. Çështja që ne kemi me Greqinë është shumë e thjeshtë. Një vendim gjykate larg. Nuk duhet ta shikojmë si tragjike. Kur të hapen negociatat ne do të kemi probleme të tjera me Greqinë krahasuar me këtë të Belerit.

Çështja e pronareve të minoritarëve grekë në Shqipëri do të jetë kryesorja. Jam i sigurt që kur të hapen negociatat pronat e minoritarëve grekë në Shqipëri do të jenë një pikë e nxehtë. Kjo mund të jetë çështja më e vështira që Shqipëria do të ketë me Greqinë” tha ai.

E ndërsa kritikoi SPAK-un për zvarritjen e dosjes Beleri, eksperti tha se mbledhja e radhës në Bruksel do të jetë pas 6 muajve. “Mbledhjet janë cdo gjashtë muaj dhe besoj që në qershor të vitit tjetër do të kemi një procedurë.

Por dua të them edhe nga gjykata shqiptare çështje Beleri është shtyrë më shumë sesa duhet. Pasi është çështje e ndjeshme, por zvarritja nga gjykata shqiptare i ka dhënë karburant Greqisë. Gjykata shqiptare duhet të ishte treguar pak më racionale për ta zgjidhur pak më herët” deklaroi ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit