-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi-Noka kundër Berishës? Baçi te “5Pyetjet.al”: Nesër protestë para Parlamentit

Kryesoret

Nesër seanca plenare në këtë mes dhjetori do të jetë e nxehtë brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit. Shumica socialiste do të kalojë rregulloren e re të Kuvendit, që parashikon përjashtimin deri në dy muaj të deputetëve që hedhin tymuese, kapsolla apo shkaktojnë incidente. Por cili do të jetë skenari i opozitës? I ftuar në “5Pyetjet.al” ishte deputeti Luan Baçi, që është mes të përjashtuarve nga Komisioni i Etikës.

Deputeti i PD-së hodhi poshtë raportimet në media se krahu i djathtë i Sali Berishës, Flamur Noka i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm i ka dalë kundër propozimit të ish-kryeministrit për të thirrur protesta para parlamentit në seancën e kësaj të enjteje.

Ai tha se as Bardhi dhe Noka nuk ishte kundër dhe në fund u vendos që vetëm deputetët e përjashtuar, pa thirrur qytetarët do të protestojnë nesër përpara Parlamentit.

Ne deputetët e përjashtuar do të jemi përpara parlamentit. Vetëm deputetët. Duhet të protestojmë. Qytetarët të marrin vesh që jemi përjashtuar në mënyrë të paligjshme.

Unë nuk kam bërë asnjë lloj veprimi veç pretendimit të disa deputetëve të shumicës që paskam ndihmuar për të futur në seancë mjete tymuese.

Protesta? Nuk ka qenë kundër as zoti Bardhi dhe as Noka. Është diskutuar mënyra si do të jetë dhe është vendosur përfundimisht nga të gjithë që do të jenë deputetët aty përpara parlamentit dhe qytetarët nëse kanë dëshirë mund të vijnë” tha Baçi për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit