Një konflikt ka ndodhur në Shterpcë ku për pasojë ka humbur jetën një 49-vjeçar.
Qytetari serb me inicialet J.K është dërguar në spital me lëndime të shumta trupore dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Nishit në Serbi.
Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, vëzhgimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth orës 02:00 të mëngjesit në Shterpcë, në rrugën që çon për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçare. Në lidhje me këtë në konsultim me prokurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Më pas viktima për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në spitalin e Nishit.
Ndërsa tani rasti është ri-kualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’.