Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një moment komik nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt këtë të mërkurë në Bruksel.
“Orkestra BE-Ballkan,” ka shkruar kryeministri krahas një videoje ku shihet përballë liderëve të unionit dhe të rajonit duke bërë rolin e dirigjuesit.
Më herët, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt sot në Bruksel.
Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
View this post on Instagram