Pasditen e sotme në Bruksel nisi samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ku vendi ynë përfaqësohet nga kryeministri Rama.
Në takimin që përfundoi rreth orës 20:30, ra në sy edhe një diskutim mes kryeministrit shqiptar dhe homologut të tij grek, Mitsotakis, në një video të shpërndarë, përpara se të bënin foton familjare.
Mendohet se diskutimi lidhet me çështjen Beleri, pasi Greqia ka vënë veton për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë dhe BE-në. Vendimi do të merret nga Këshilli Europian në takimet që do të mbajë në 14 dhe 15 dhjetor.