-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën në pikëpyetje

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur në krah të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bradhë, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën që të miratojnë 61 miliardë dollarë ndihmë për vendin, ndërsa Kievi vazhdon të luftojë kundër agresionit rus.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, të dy udhëheqësit thonë se pa këto fonde Ukraina do të përballet me një dimër të ftohtë dhe të zymtë. Presidenti amerikan dhe ai ukrainas thanë se pasojat do të jenë të tmerrshme nëse Ukraina nuk merr fondet që i duhen për të luftuar kundër agresionit rus, ndërsa dimri po afron.

Republikanët në Kongres vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e një ndihme të tillë. Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë kërkesën prej 61 miliardë dollarësh të presidentit Joe Biden deri në fund të javës.

Republikanët thonë se duan të sigurohen që fondet janë nën “mbikëqyrjen e duhur” dhe gjithashtu duan të shohin “një artikulim të qartë të strategjisë” të Ukrainës. Presidenti Biden u zotua për mbështetjen e tij të vazhdueshme, ndërsa akuzoi republikanët se po ndihmojnë Moskën duke mos e miratuar ndihmën.

“Drejtuesi i një emisioni televiziv që drejtohet nga Kremlini tha, ‘bravo republikanë. Kjo është mirë për ne”. Nëse merrni lëvdata nga propagandistët rusë atëherë mund të jetë koha për të rimenduar atë që po bëni. Historia do t’i gjykojë ashpër ata që i kthejnë shpinën kauzës së lirisë”, tha Presidenti Biden.  Zoti Zelenskyy vazhdoi të bënte thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe tha se kombi i tij nuk do të falë territor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit