Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë bërë bashkë për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore.
Sipas tij, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje.
“Dy ushtri, një komb!