Kryeministri hungarez, Victor Orban, prej javësh kishte thënë se ishte kundër dhe do të bllokonte bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Në fakt gjatë momentit të votimit të liderëve europianë ai ka lënë dhomën e votimit.
Orban konfirmoi se ai kishte abstenuar nga votimi, duke e quajtur atë një “vendim të keq”.
Në këtë fazë ishte e paqartë se çfarë saktësisht mund të merrte në këmbim. Kishte spekulime se ai po përpiqej të forconte bllokun për të lëshuar ndihmën e ngrirë për vendin e tij.