E sotmja ishte një tjetër seancë e tensionuar. Kaos dhe përplasje. Tymuese brenda dhe shtyrje jashtë. Nuk munguan as kërcënimet. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ai i PS, Ilir Metaj janë përplasur me replika në hyrje të Parlamentit.
Debati
Ilir Metaj: Hajde hajde, Muli!
Noka: Do të vij unë.
Ilir Metaj: Je i fortë ti, je gangester?
Noka: Nuk të shoh si njeri, të shoh si karton.
Ilir Metaj: Unë nuk të shoh as si karton.
Noka: Bëni punën tuaj, mos t’ju ndërsejë Edi Rama si qen.
Ilir Metaj: Fol mirë, mos përdor atë gjuhë me 20 veta në mes Muli.
Noka: Rri si deputet, kaq po të them.
Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk e lejuan që të ushtrojnë kontroll. Korreshi nuk e hoqi xhupin për kontroll, ndërsa u ‘shtri’ në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.
Debati
Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të futem unë në skaner bëj radiografi. O Dashi mbaje pak të hy në skaner.
Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.
Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.
Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.
Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin.