-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundërpërgjigjet Fifi: Xhuliana nuk të largova unë nga gara

Kryesoret

Ish-konkurentja e Dancing With The Stars Xhuliana Nura ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket fituesit të mundshëm të këtij edicioni të konkursit të kërcimit.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe “Top Channel-in” dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Fifi nga ana tjetër ka bërë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur Xhulianës.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës.
E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”,– shkruan Fifi më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit