Shumica socialiste deklaroi se nuk heq dorë nga marrëveshja me Italinë edhe pse Kushtetuesja e pezulloi. “Është e drejtë e tyre ne do të zbatojmë cdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nuk tërhiqemi, ne do i qëndrojmë për të treguar se ne jemi një vend europian” tha kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi.
Mazhoranca nuk bën asnjë hap pas as për të lejuar plotësimin e tre kushteve të opozitës. “Kërkesa duhet sjellë sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk do të pengojmë asnjë komision hetimor parlamentar. Prandaj kemi përgatitur një set ndryshimesh. Nuk është çështje e hapit pas, por zbatimit të ligjit.
Për komisionet hetimore kemi thënë që objekti të jetë në bazë të objektit të Gjykatës Kushtetuese. Ata e kanë sebep flakën për arsye se pensionisti në krye të PD-së i ka marrë peng të gjithë. Ata duan të djegin parlamentin për të mbrojtur Berishën” tha ai. Kërkesën e SPAK-ut për masën e arrestit për Berishën, tha se do ta votojë menjëherë. “Pa diskutim qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur e ka kërkuar SPAK-u” tha.
Po Ahmetajn përse nuk e përjashtuat nga grupi? “Nuk është gjë fare në Shqipëri është në kërkim. Shumë shpejt do të merret vendimi nga grupet, do i digjen afatet kushtetuese” tha ai. Për rregulloren e Parlamentit që u miratua, PD tha se do ta dërgojë në Kushtetuese. “Në Itali pezullimi është 15 seanca. Ne morëm modelin gjerman të rregullores së parlamentit” tha Çuçi.
Pse nuk kemi një datë për negociatat, a ka ndikuar situata politike? “Do të merret një vendim në mbledhjen e ardhshme të KE-së. Por nuk ishte kusht dialogu politik. Ajo është çështje e Athinës, jo e jona. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin për drejtësinë e re në Shqipëri. Nuk mund të na kushtëzojë asgjë” tha ai.
SPAK kërkon arrestin, Çuçi: PD do që të djegë Parlamentin për Berishën