Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha nga Brukseli se “nuk shqetësohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigracionin”.
Ditën e djeshme, gjykata Kushtetuese në vendin tonë ka pezulluar miratimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, pas marrjes në shqyrtim të ankimimit të bërë nga deputetët e opozitës të grupit Bardh-Berisha.
“Unë e konsideroj një çështje ligjore që do të zgjidhet relativisht shpejt, por nuk është në kompetencën tonë të komentojmë vendimet e gjykatës supreme të një vendi tjetër,” ka thënë më tej Tajani.