Pas disa muajsh tratativa dhe me shumë pengesa në “shteg”, Victor Osimhen dhe De Laurentis, kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës të sulmuesit nigerian me klubin e Napolit.
Pas takimit të fundit të presidentit De Laurentis me agjentin e lojtarit, Roberto Calendën, janë vendosur dhe detajet e fundit të marrëveshjes së re.
Një zgjatje e kontratës aktuale deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi 140 milionë euro.
Gjithashtu siç raporton Gazzeta dello Sport, “ajka” e marrëveshjes do të jetë paga që do të përfitojë lojtari.
Aktualisht Osimhen merr 4.3 milion euro pagë, me marrëveshjen e re “bomberi” nigerian do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon, duke u bërë dhe lojtari më i paguar në Serie A, dhe më i paguari gjatë “dinastisë” De Laurentis.