-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon arrestin, Çuçi: PD do që të djegë Parlamentin për Berishën

Kryesoret

Shumica socialiste nuk bën asnjë hap pas për të lejuar plotësimin e tre kushteve të opozitës. Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi sot se nuk tërhiqet.

Kërkesa duhet sjellë sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk do të pengojmë asnjë komision hetimor parlamentar. Prandaj kemi përgatitur një set ndryshimesh. Nuk është çështje e hapit pas, por zbatimit të ligjit.

Për komisionet hetimore kemi thënë që objekti të jetë në bazë të objektit të Gjykatës Kushtetuese. Ata e kanë sebep flakën për arsye se pensionisti në krye të PD-së i ka marrë peng të gjithë. Ata duan të djegin parlamentin për të mbrojtur Berishën” tha ai.

Kërkesën e SPAK-ut për masën e arrestit për Berishën, tha se do ta votojë menjëherë. “Pa diskutim qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur e ka kërkuar SPAK-u” tha.

Po Ahmetajn përse nuk e përjashtuat nga grupi? “Nuk është gjë fare në Shqipëri është në kërkim. Shumë shpejt do të merret vendimi nga grupet, do i digjen afatet kushtetuese” tha ai.

Për rregulloren e Parlamentit që u miratua, PD tha se do ta dërgojë në Kushtetuese. “Në Itali pezullimi është 15 seanca. Ne morëm modelin gjerman të rregullores së parlamentit” tha Çuçi.

Pse nuk kemi një datë për negociatat, a ka ndikuar situata politike? “Do të merret një vendim në mbledhjen e ardhshme të KE-së.

Por nuk ishte kusht dialogu politik. Ajo është çështje e Athinës, jo e jona. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin për drejtësinë e re në Shqipëri. Nuk mund të na kushtëzojë asgjë” tha ai.

Në fund Çuçi tha se nuk heqin dorë nga marrëveshja me Italinë edhe pse Kushtetuesja e pezulloi. “Është e drejtë e tyre ne do të zbatojmë cdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nuk tërhiqemi, ne do i qëndrojmë për të treguar se ne jemi një vend europian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit